Ndërlidhjet

Rama: Shqiptarët janë shumë optimistë për integrimin evropian


Pjesëmarrësit e samitit të djeshëm në Paris
Pjesëmarrësit e samitit të djeshëm në Paris

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar se shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, janë shumë optimistë për integrimin evropian.

“Për shumë kryeministra evropianë është eusroskepticizmi, që e përbën problemin kryesor, por unë merrem me një euro-optimizëm. Shqiptarët, pavarësisht a janë nga Shqipëri apo Kosovë, janë shumë optimistë për integrimin evropian. Ne me gjasë, jemi vendi më i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sipas Eurabrometrit”, u tha gazetarëve mbrëmë në Paris, Edi Rama, pas samitit me zyrtarët e lartë të Francës dhe Gjermanisë.

Këto komente të zotit Rama u bënë pasi presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, thanë se strategjia e zgjerimit e BE-së “nuk ka ndryshuar me vendimin britanik” dhe se përkushtimet e vendeve të rajonit të Ballkanit për evrointegrim “do të respektohen”.

Në këtë samit, morën pjesë edhe zyrtarët e lartët ë Austrisë dhe Italisë dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është pyetur lidhur me dialogun me Serbinë.

“Kjo nuk ishte në mënyrë specifike në agjendë, por ne kemi theksuar vendosmërinë tonë për të bërë dialog, për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut dhe ne jemi të interesuar për stabilizimin e raporteve tona në fushë të ekonomisë, të të drejtave të njeriut dhe integrimin e serbëve në të gjitha institucionet e Kosovës”, tha Isa Mustafa, mbrëmë në Paris.

XS
SM
MD
LG