Ndërlidhjet

Ukrainë: Janë vrarë tre ushtarë në pjesën lindore


Pamje e shkatërrimeve nga lufta e aeroportit ndërkombëtar në Donjeck

Pamje e shkatërrimeve nga lufta e aeroportit ndërkombëtar në Donjeck

Ushtria e Ukrainës thotë se tre pjesëtarë të saj janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve në pjesën lindore të këtij vendi.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, tha sot se forcat qeveritare kanë pësuar humbje në 24 orët e fundit, në disa pjesë të frontit përgjatë linjës prej 500 kilometrave, që i ndanë territoret nën kontrollin e kryengritësve nga pjesa tjetër e Ukrainës.

Zoti Lysenko tha se luftimet më të ashpra ishin të fokusuara në bazën e separatistëve në Donjeck dhe në qytetin juglindor, Mariupol, që është nën kontroll të qeverisë në Kiev.

Prej prillit të vitit 2014, kur filluan lutimet ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 9,300 vetë.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të arriturvitin e kaluar në Minsk të Bjellorusisë, të dy palët kanë shprehur përkushtim për tërheqjen e armatimit të rëndë dhe për të ndërmarrë hapa të tjerë kah zgjidhja paqësore e konfliktit.

XS
SM
MD
LG