Ndërlidhjet

Itali: Për një ditë shpëtohen mijëra migrantë


Migrantët në një anije e cila po përmbysej, në fotografinë e publikuar nga Marina e Italisë
Migrantët në një anije e cila po përmbysej, në fotografinë e publikuar nga Marina e Italisë

Afro 4,500 migrantë janë shpëtuar dje nga anijet e gomës dhe të drurit në Ngushticën e Mesdheut në Sicili, ka njoftuar roja bregdetare italiane.

Tashmë në Itali kanë arritur 67 mijë migrantë nëpër det këtë vit, shumica e tyre nga Libia, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Këto ardhje janë pak më të vogla se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar, por numri i vdekjeve në këtë rrugë të rrezikshme është rritur.

Dhjetë gra janë gjetur të vdekura në një anije gome javën e kaluar.

Prej vitit 2014, kanë humbur jetën më se 10 mijë migrantë, përfishrë 2,800 deri tash këtë vit, pat njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG