Ndërlidhjet

logo-print

Numri i të vrarëve nga sulmi në Bagdad arriti në 250 vetë


Gratë duke shprehur pikëllim pas sulmit në Bagdad

Gratë duke shprehur pikëllim pas sulmit në Bagdad

Ministria e shëndetësisë e Irakut thotë se numri i të vrarëve nga eksplodimi i një kamioni-frigorifer në një hapësirë tregtare në kryeqytetin Bagdad, ka arritur në 250 vetë.

Sulmi më 3 korrik u bë derisa familjet kishin dalur për të blerë gjëra në kuadër të përgatitjeve për festën e Bajramit.

Ky sulm, që ishte më vdekjeprurësi në Bagdad, prej invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2003, ka ndikuar që ministri i brendshëm i Irakut, Mohammed Gabani, të paraqes dorëheqje te kryeministri, Haidar al-Abadi.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, që në vitin 2014 ka okupuar territore të mëdha në veri dhe perëndim të Bagdadit.

Qeveria ka shpallur tri ditë zie për viktimat e këtij sulmi.

Ministri në largim, Mohammad Gabani, tha se makina-bombë kishte ardhur nga provinca Dijala, në veri të kryeqytetit dhe se pikat e kontrollit nëpër Bagdad ishin “absolutisht të kota”.

XS
SM
MD
LG