Ndërlidhjet

logo-print

A. Jugore: Pistorius u dënua me 6 vjet burg për vrasjen e dashnores


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Sportisti paralimpik i Afrikës Jugore, Oscar Pistorius, sot është dënuar me 6 vjet burg për vrasjen e dashnores, Reeva Steenkamp.

Ai është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit për vrasjen, që e ka kryer në vitin 2013, raporton agjencia Reuters nga Pretoria.

Prokuroria kishte kërkuar 15 vjet burg, që është minimumi i parashikuar për vrasje të tillë.

Duke e lexuar dënimin, gjyqtarja, Thokozile Masipa, tha se Pistorius është “hero i rënë”.

Ajo ka urdhëruar pushim në këtë proces, në mënyrë që prokurorët dhe mbrojtja të kenë kohë të mjaftueshme për të menduar nëse dëshirojnë ta apelojnë vendimin.

Oscar Pistorius, fitues i medaljes së artë në garat e atletikës në Olimpiadën Paralimpike të sportistëve me aftësi të kufizuara, kishte shtënë me armë në drejtim të një kthine në shtëpinë e tij, duke e vrarë dashnoren, Rita Steenkamp.

XS
SM
MD
LG