Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Sulmohet një bazë ushtarake afër aeroportit


Pamje nga kazerma ushtarake afër aeroportit të Adenit në Jemen që ishte sulmuar nga kryengritësit

Pamje nga kazerma ushtarake afër aeroportit të Adenit në Jemen që ishte sulmuar nga kryengritësit

Së paku 10 vetë janë vrarë, përfshirë 6 ushtarë, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, nga një sulm i dyfishtë me makinë – bombë kundër një baze ushtarake afër aeroportit ndërkombëtar të Adenit.

Agjencitë e lajmeve i kanë cituar burimet e sigurisë që kanë thënë se dhjetëra “xhihadistë” i sulmuan ushtarët brenda bazës, pasi sulmuesit vetëvrasës e kishin aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre në dy makina.

Raportohej se ushtarëve u kanë arritur përforcime derisa po vazhdonte beteja e armatosur.

Militantët islamikë kanë krijuar bazë të fortë në Jemen për shkak të jostabilitetit të shkaktuar me konfliktin ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve shiitë huthi, që mbështeten nga Irani. Aktualisht, kryeqyteti Sana është nën kontrollin e këtyre kryengritësve.

Por, porti-qytet, Adeni, është nën kontroll të qeverisë.

XS
SM
MD
LG