Ndërlidhjet

Thaçi: Qeveria dhe Kuvendi ta plotësojnë kriterin për liberalizim


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, drejtuar qytetarëve të vendit, ka thënë se “kriteri i mbetur për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, kriter i cili do ta hapë rrugën për liberalizim të vizave për Kosovën, “duhet të plotësohet nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në ditët e ardhshme”.

Presidenti Thaçi ka shkruar se “Nga moszbatimi i këtij kriteri, vendimi nga Brukseli për Kosovën u shty në shtator. Nëse nuk ratifikohet tash demarkacioni, as në muajin shtator nuk do të flitet dhe as të vendoset për Kosovën”.

Duke iu referuar kundërshtimeve të opozitës ndaj marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, presidenti Thaçi, ka thënë se “demarkacioni, si kauzë, nuk ekziston”.

‘Kjo çështje madhore duhet të largohet nga agjenda llogaritare e përfitimeve ditore politike. Çdo pengesë në zbatimin e këtij kriteri, qytetarët e Kosovës do t’i mbaj të izoluar”, ka shkruar presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook.

XS
SM
MD
LG