Ndërlidhjet

Trupat amerikane mbeten në Afganistan


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti Barack Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë 8400 trupa në Afganistan deri në fund të administratës së tij, duke ngadalësuar tërheqjen ushtarake amerikane në këtë shtet.

Obama, presidenca e të cilit përfundon pas zgjedhjeve të nëntorit, kishte planifikuar që të zvogëlojë praninë amerikane në 5500 trupa deri në fund të vitit 2016.

Por, duke folur sot para mediave në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka thënë se situata e sigurisë në Afganistan mbetëte pasigurt si dhe talibanët mbesin kërcënim.

Ai ka shtuar se forcat e sigurisë të Afganistanit nuk janë aq të fuqishme sa duhet të jenë.

Obama ka thënë se roli i forcave amerikane në Afganistan mbetët i pandryshuar, trajnimi dhe këshillimi i policisë dhe ushtrisë afgane si dhe përkrahje e misioneve kundër terrorizmit kundër talibanëve dhe grupeve të tjera.

Presidenti amerikan ka shtuar se e vetmja mënyrë për dhënien fund konfliktit është përmes një zgjidhje afatgjate politike në mes të qeverisë në Kabul dhe talibanëve.

XS
SM
MD
LG