Ndërlidhjet

Militantët sulmojnë sërish Bangladeshin


Bangladesh - foto arkivi
Bangladesh - foto arkivi

Së paku një polic është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur kur militantë të dyshuar islamikë kanë sulmuar forcat e rendit, të cilat siguronin faljen e festës së Bajramit në veri të Bangladeshit, mëngjesin e sotëm.

Sulmi ka ndodhur në qarkun Kishoreganj, ku ishin të mbledhur mijëra besimtarë myslimanë.

Zëvendësshefi i policisë, Tofazzal Hosain, i ka thënë agjencisë AFP se sulmuesit fillimisht kanë hedhur bomba të vogla në drejtim të policisë dhe se më pas kanë sulmuar me hanxharë.

Dhuna vjen pak ditë pasi militantët islamikë kanë vrarë 20 veta në një restorant në kryeqytetin Daka të Bangladeshit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG