Ndërlidhjet

Presidenti afgan mirëpret mbetjen e ushtarëve amerikanë


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani.

Presidenti i Afgansitanit, Ashraf Ghani, ka mirëpritur vendimin e Uashingtonit për të ngadalësuar tërheqjen ushtarake të SHBA-së nga Afganistani.

Në një deklaratë të lëshuar sot, Ghani ka theksuar “rëndësinë e rolit të SHBA-së si partner i fuqushëm dhe i besueshëm, sidomos në luftën kundër terrorizmit”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka njoftuar më 6 korrik se SHBA do të mbajë 8,400 trupa në Afganistan deri në fillim të vitit të ardhshëm, kur përfundon administrata e tij.

Obama, më herët, ka planifikuar të zbresë nivelin e trupave nga 9,800 sa janë aktualisht në 5,500, deri në fund të vitit 2016.

Por, Obama ka thënë se situata e sigurisë në Afganistan mbetet e rrezikshme dhe se talibanët mbeten kërcënim.

Ai po ashtu ka thënë se forcat afgane të sigurisë nuk janë ende aq të fuqishme sa duhet të jenë.

XS
SM
MD
LG