Ndërlidhjet

Thaçi e Mustafa përshëndesin qëndrimet në PE për heqjen e vizave


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës kanë përshëndetur miratimin e propozimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian.

Presidenti, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka vlerësuar se ky miratim paraqet edhe një dëshmi të përkrahjes dhe gatishmërisë së institucioneve të BE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ky është moment i ri dhe historik për Kosovën. Tani është radha që pa vonesë të veprojmë dhe t’i marrim vendimet ne si Kosovë. E ardhmja evropiane është e vetmja alternativë për Kosovën”, ka shkruar Thaçi, duke i falënderuar institucionet e BE-së për mbështetjen e dhënë Kosovës.

Kurse kryeministri Isa Mustafa, ka vlerësuar se Kosova mori sot një lajm të mirë dhe shumë pozitiv nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian.

“Tani institucionet do t'i adresojnë çështjet e mbetura dhe t’i krijojmë mundësi qytetarëve tanë të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian. Të punojmë së bashku që të arrijmë këtë sukses të përbashkët”, ka shkruar Mustafa.

Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën. Ndërkohë që institucioneve në Prishtinë, megjithatë u mbetet që të përmbushin edhe kushtin e fundit, atit ë ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, para se Brukseli të marr hapat tjerë në këtë drejtim.

XS
SM
MD
LG