Ndërlidhjet

Kerry: Sanksionet kundër Rusisë mbesin derisa ajo t’i plotësoj obligimet


John Kerry (majtas) dhe Petro Poroshenko gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Kiev
John Kerry (majtas) dhe Petro Poroshenko gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Kiev

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka përsëritur se sanksionet kundër Rusisë, lidhur me aksionet e saj në Ukrainë, do të mbesin ashtu siç janë, derisa Moska t’i plotësoj obligimet sipas Marrëveshjes së Minskut, të arritur në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Këto komente zoti Kerry i ka bërë sot në Kiev, në konferencën e përbashkët për gazetarë me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Zyrtari i lartë amerikan, po ashtu, ka shpallur një ndihmë humanitare shtesë prej 23 milionë dollarëve të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

Zoti Kerry tha se “Ukraina po bënë përpjekje për implementimin e marrëvshjeve të Minskut dhe për këtë nuk kam dyshime”.

Por, sipas tij, “pa siguri reale në Donbas dhe ndalje të gjakderdhjes në linjën e kontaktit, pastaj përdorimi i armatimit të rëndë, bllokimi i qasjes së OSBE-së, pra pa këto, Minsku është i gjykuar të dështoj”.

Vizita e Kerryt po bëhet para samitit të NATO-s në Varshavë, në të cilin merr pjesë edhe presidenti Poroshenko, me shpresë se do të siguroj mbështetje dhe ndihmë.

XS
SM
MD
LG