Ndërlidhjet

logo-print

Putin e ka nënshkruar një legjislacion kundërthënës antiterror


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një legjislacion antiterror, të cilin kritikët e kanë vlerësuar si jokushtetues.

Pakoja e ligjeve dhe amandamenteve përfshijnë nene që i forcojnë dënimet për ekstremizëm dhe terrorizëm dhe i mbajnë penalisht përgjegjës individët nëse dështojnë të raportojnë tek autoritetet lidhur me krimet e caktuara.

Me këtë legjislacion, shtohet edhe mbikëqyrja qeveritare, kërkohet që dhënësit e shërbimeve të komunikimeve t’i ruajnë thirrjet telefonike, mesazhet, fotografitë dhe videot, për gjashtë muaj.

Aktivistët opozitarë liberalë dhe organizatat për të drejtat e njeriut thonë se legjislacioni paraqet cenim masiv shtetëror të privatësisë dhe lirive civile.

Nga ana tjetër, kompanitë telefonike dhe të internetit, kanë tërhequr vërejtjen se ata ballafaqohen me rritje të mëdha të shpenzimeve me qëllim që ta respektojnë legjislacionin, dhe se barra më e madhe do tu faturohet konsumatërove në formën e ngritjes së çmimeve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putini e ka ngarkuar qeverinë për të monitoruar “se si ky legjislacion” po realizohet dhe ndërmarrjen e masave nëse paraqiten pasoja të “padëshirueshme”.

XS
SM
MD
LG