Ndërlidhjet

logo-print

Numri i të vrarëve nga sulmi në Bagdad arriti në 281 vetë


Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut në vendin e sulmit masiv vetëvrasës në Bagdad

Pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut në vendin e sulmit masiv vetëvrasës në Bagdad

Numri i të vrarëve nga sulmi masiv me bombë në Bagdad ende po rritet, derisa po zbulohen pjesë të trupave të pajetë nga vendi ku ka ndodhur sulmi.

Ministria e shëndetësisë e Irakut ka njoftuar sot se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës tash është 281 vetë.

Dje, sipas të dhënave të kësaj ministrie, numri i të vrarëve ishte 250.

Sulmi vetëvrasës me makinë-bombë, në një rrugë tregtare tejet të ngarkuar në lagjen Karrada, e banuar me popullaë shumicë shiite, është sulmi më vdekjeprurës në kryeqytetin Bagdad në Irak, prej invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2003.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, që e ka kontrollin ndaj territoreve të gjëra në Irak dhe Siri, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që u bë pak para festës së Bajramit.

XS
SM
MD
LG