Ndërlidhjet

Guajanë: Hoxhaj ka kërkuar njohje të Kosovës nga disa shtete


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Guajanë, po e vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës, nga shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë.

Në këtë kuadër, ai ka biseduar me zyrtarët e lartë të pesë shteteve anëtare të CARICOM-t (Komunitet i Karaibeve), përfshirë Surinamin, Xhamajkën dhe Bahamet, njofton faqja në Internet e Ministrisë së jashtme të Kosovës.

“Njohja e Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me këto shtete do të hapte një kapitull të ri të bashkëpunimit, ku vendet tona do të mund të koordinoheshin dhe të promovonin tema të interesit të përbashkët në të gjitha fushat e jetës”, ka deklaruar ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

XS
SM
MD
LG