Ndërlidhjet

Stoltenberg: Bota më e rrezikshme se para pak vitesh


Jens Stoltenberg (majtas) dhe Andrzej Duda gjatë konferencës për gazetarë sot në Varshavë
Jens Stoltenberg (majtas) dhe Andrzej Duda gjatë konferencës për gazetarë sot në Varshavë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ka arritur në “një moment përcaktues të sigurisë sonë” dhe ka shtuar se ajo do të ballafaqohet direkt me sfidat aktuale në samitin e Varshavës.

Këto komente ai i bëri sot në Varshavë në konferencën e përbashkët për gazetarë, me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, në vigjile të samitit të NATO-s, që mbahet nesër dhe pasnesër, ndërsa në fokus të tij do të jenë aksionet e Rusisë në pjesën lindore të Evropës.

“Bota është më e rrezikshme se sa para pak vitesh”, tha Stoltenberg dhe ka shtuar se “NATO-ja po përgjigjet me shpejtësi dhe vendosmëri”.

“Nesër dhe të shtunën ne do të ndërmarrim hapa të ri madhorë për modernizimin e mëtejshëm të mbrojtjes sonë kolektive dhe të zmbrapjes dhe për ta projektuar stabilitetin jashtë kufijve tanë”, tha Stoltenberg.

Në një intervistë për gazetën Kommersant, ambasadori i Rusisë në NATO, Aleksandar Grushko, e ka akuzuar aleancën për “agjendë konfrontuese” dhe ka tërhequr vërejtjen se Rusia do të ndërmerr kundërmasa.

Raportet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë kanë arritur në pikën më të ulët prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në vitin 2014, dhe për rolin e saj në konfliktin ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG