Ndërlidhjet

SHBA: Kaloi legjislacioni për bllokimin e shitjes së aeroplanëve Boeing në Iran


Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington
Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, me shumicë republikane, e ka miratuar legjislacionin, që synon bllokimin e shitjes së aeroplanëve të tipit Boeing në Iran, që ishte autorizuar në kuadër të marrëveshjes atomike të Iranit me fuqitë botërore.

Gjatë votimit mbrëmë vonë ligjvënësit i kaluan amandamentet në legjislacionin e shpenzimit për bllokimin e marrëveshjes për 109 aeroplanë, me të cilën kompania Boeing është pajtuar t’i shesë ose t’i japë me qira te kompania, IranAir, gjatë disa viteve të ardhshme.

Për këtë legjislacion votuan 239 ligjvënës, ndërsa 185 ishin kundër.

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, ka thënë se do të vendoste veto në çfarëdo legjislacioni që e shkatërron marrëveshjen atomike me Iranin.

XS
SM
MD
LG