Ndërlidhjet

logo-print

Obama: NATO-ja duhet të bëjë përkushtime konkrete


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se NATO-ja duhet të tregoj gatishmëri politike dhe të bëjë përkushtime për ballafaqim me sfidat nga ekstremistët e Shtetit Islamik, Rusia, pastaj votimi në Britani për dalje nga BE-ja dhe konfliktet që kanë ndikuar në miliona njerëz që të kërkojnë strehim në Evropë.

Në një koment të publikuar sot në faqen në Internet të gazetës londineze, Financial Times, presidenti Barack Obama, vetëm disa orë para fillimit të samitit dyditësh të NATO-s në Varshavë, ka shkruar se ky “mund të jetë momenti më i rëndësishëm për aleancën tonë transatlantike prej përfundimit të luftës së ftohtë”,

Mëtutje, Obama ka shkruar se “agresioni i Rusisë kundër Ukrainës paraqet kërcënim për vizionin tonë për Evropën që është e tëra, e lirë dhe në paqe”, ka shkruar Barack Obama.

XS
SM
MD
LG