Ndërlidhjet

Australi: Zgjatet për 6 muaj misioni ushtarak në Afganistan


Pjesëtarë të njësiteve speciale të ushtrisë së Australisë në Afganistan

Pjesëtarë të njësiteve speciale të ushtrisë së Australisë në Afganistan

Australia e ka zgjatur për 6 muaj misionin e vet ushtarak në Afganistan, me perspektivë që ai mund të vazhdoj edhe pas mesit të vitit të ardhshëm.

Qeveria e përkohshme e Australisë ka njoftuar sot se do ta vazhdoj ndihmën prej 100 milionë dollarëve në vit, për ushtrinë dhe policinë afgane, deri në vitin 2020.

Kjo shpallje u bë dy ditë pasi administrata e Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi mbetjen e 8,400 ushtarëve amerikanë në Afganistan, edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Australia, aleate e Shteteve të Bashkuara, i ka përfunduar operacionet luftarake në Afganistan, në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG