Ndërlidhjet

Vuçiq fton në takime qytetarët


Vuçiq fton në takime qytetarët
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:15 0:00

Një duzinë e njerëzve janë tubuar sot herët në mëngjes në selinë e Qeverisë së Serbisë në Beograd, për të pasur rast për bisedë ballë-për-ballë me kryeministrin, Aleksandar Vuçiq. Në orën 5:30 sot në mëngjes, Vuçiq e filloi një seri javore të takimeve me emrin “dera e hapur”, duke biseduar 10 minuta me secilin individ, i cili është ftuar të takohet me të. Dhjetëra njerëz kanë ardhur sot në ditën e parë. Më se 50 mijë njerëz, shumica prej tyre pensionistë, të papunë ose me aftësi të kufizuara, janë regjistruar për tu takuar me zotin Vuçiq dhe për të kërkuar ndihmë nga ai për problemet e tyre. Aleksandar Vuçiq, që nga disa ishte kritikuar si popullist, është rizgjedhur në muajin prill, pas premtimeve për vazhdim të reformave ekonomike dhe ristrukturim të sektorit publik. Por, ai ende nuk e ka formuar qeverinë e re, pasi bisedimet me partnerët e koalicionit potencial po zvarriten.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG