Ndërlidhjet

Victoria Nuland në fundjavë në Kosovë


Victoria Nuland
Victoria Nuland

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, do të qëndrojë në Prishtinë të dielën, më 10 korrik, në kuadër të një vizite zyrtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nuland do të takohet me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, për të diskutuar për përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thuhet në një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, në Tiranë me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptarë, do të diskutojë për reformën në drejtësi dhe për cështjet bilaterale dhe rajonale.

Në Shkup ndërkaq, Nuland do të theksoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së krizës politike në të cilën ndodhet vendi, mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe do të përkrahë punën e Prokurorisë Speciale.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, pas Shkupit do të vizitojë Beogradin ku do të flas për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura me Kosovën dhe integrimin e Serbisë në BE.

Në fund të vizitës së saj në Balkan, Victoria Nuland do të udhëtojë për në Qipro.

XS
SM
MD
LG