Ndërlidhjet

logo-print

Rusia bllokon ueb-faqet që apelojnë për bojkotim të zgjedhjeve


Ilustrim

Ilustrim

Rregullatori i komunikimeve në Rusi tha se ka ndërmarrë aksione kundër katër faqeve të internetit, me qëllim që “të kufizojë qasjen në informacione të paligjshme”, të cilat lidhen me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Roskomnadzor tha se ka vepruar me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Në një deklaratë të postuar në faqen e tij të internetit, rregullatori tha se ueb-faqet kanë bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve dhe për “aksione të koordinuara nga publiku, për të organizuar protesta në shkelje të rregullave të tanishëm”.

Dy ueb-faqe kanë pranuar të heqin përmbajtjen “e paligjshme”, ndërsa dy të tjera janë bllokuar.

“Aktiviteti për të prishur zgjedhjet për Dhomën e Ulët të Parlamentit minon rendin kushtetues të Rusisë”, tha Roskomnadzor.

Zgjedhjet për Dumën ruse mbahen më 18 shtator.

XS
SM
MD
LG