Ndërlidhjet

Hollande: Rusia është partnere, jo kërcënim


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se Rusia nuk duhet të konsiderohet si kërcënim, por si partnere.

“NATO nuk është në pozicion të thotë se cilat duhet të jenë marrëdhëniet e Evropës me Rusinë. Për Francën, Rusia nuk është armike, nuk është kërcënim”, tha Hollande.

“Rusia është partnere, por e cila, nganjëherë, siç e kemi parë edhe në Ukrainë, përdor forcë. Ne e kemi dënuar kur ka aneksuar Krimenë”, shtoi Hollande.

Ai i bëri këto komente në Varshavë, përpara një samiti të NATO-s.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014 dhe rolit të Moskës në konfliktin ushtarak në lindje të Ukrainës.

Por, Franca, së bashku me disa shtete anëtare të NATO-s, i ka bërë presion aleancës që t’i mbajë hapur linjat e komunikimit me Moskën.

XS
SM
MD
LG