Ndërlidhjet

logo-print

Britania lejon gratë të marrin pjesë në operacione luftarake


Ilustrim

Ilustrim

Ndalesa për gratë që të shërbejnë në njësite luftarake të ushtrisë britanike është hequr nga kryeminstri David Cameron.

Gratë, që deri më tash kanë shërbyer në vijat e frontit në role mbështetëse, tani do të lejohen t’i bashkëngjiten këmbësorisë dhe trupave të blinduara.

Cameron tha se ky është një “hap i madh”.

“Është jetike që forcat tona të armatosura të jenë të klasës botërore dhe të reflektojnë shoqërinë në të cilën jetojmë”, tha Cameron.

Vendimi i tij pason një rishikim të qeverisë, në të cilin kreu i ushtrisë, gjenerali Sir Nick Carter, ka rekomanduar heqjen e ndalesës.

Megjithatë, një hulumtim i vetë ushtrisë britanike ka treguar se më pak se 5 përqind e 7,000 grave që shërbejnë në ushtri, do të kalonin testet për t’iu bashkuar këmbësorisë.

XS
SM
MD
LG