Ndërlidhjet

logo-print

Ban i shqetesuar me testet raketore të Iranit


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Sekretari i Pergjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje Iranit që të ndalojë lansimin e raketave balisitike duke thënë se ky veprim është ne kundërshtim me frymën e marrëveshjes bërthamore që verën e kaluar Irani e arriti me fuqitë botërore.

Në raportin e parë rreth implementimit të kësaj marrëveshje para Këshillit të Sigurimit, Ban ka thënë se testet raketore mund të rrisin tensionet në Lindje të Mesme, raportojnë Reuters dhe Associated Press.

"Jam i shqetesuar se këto lansime të raketave balistike nuk janë në përputhshmëri të frymës së demonstruar me nënshkrimin" e marrëveshjes, ka thënë ai.

"I bëj thirrje Iranit që të permbahet nga kryerja e këtyre lansimeve raketore pasi ky veprim e ka potencialin të rris tensionet në rajon", ka shtuar më tej Ban.

Irani insiston që nuk i përdor këto raketa për qëllim të ndërtimit të armatimit bërthamor, ndonëse kjo mundësi me raketa të tilla ekziston.

Të premtën Irani i ka bërë thirrje Banit që të shkruaj një "vlerësim më real".

Ban megjithatë nuk i ka quajtur testet raketore ne Iran si "shkelje" të rezolutës së OKB që e përmban marrëveshje bërthamore pasi kjo sipas tij i takon Këshillit të Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj këto teste i kanë quajtur shkelje të sanksioneve të OKB, por Rusia dhe Kina i kanë bllokuar përpjekjet për ndëshkiminne Iranit për këtë.

XS
SM
MD
LG