Ndërlidhjet

logo-print

Vrasjet në Dallas e kthejnë Obamën më herët në SHBA


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, do e shkurtojë vizitën e tij në Europë për tu kthyer në Dallas të Teksasit ku pesë policë janë vrarë nga një person i armatosur i cili raportohet të ketë thënë se dëshiron të “vrasë njerëzit e bardhë”.

Obama planifikon që sot të udhëtojë drejt Spanjës pas samitit të NATO-s në Varshavë, por ai do i shkurtojë aktivitetet e planifikuara atje me qëllim që të arrij në Dallas në fillim të javës së ardhshme, njofton Shtëpia e Bardhë.

Obama tashmë i ka dënuar si “neveritëse” vrasjet e kryera nga rezervisti i ushtrisë amerikane, Micah Johnson, i cili ka shërbyer në Afganistan.

Gjatë sulmit në Dallas ai iu ka thënë policëve se është duke vepruar i vetëm dhe se kishte cak njerëzit e bardhë pasi ishte i zemëruar me vrasjet e afrikano amerikanëve nga policët amerikanë.

Zyrtarët më të lartë amerikanë kanë thënë të premtën se ata besojnë që Johnson vërtetë ka vepruar i vetëm.

Derisa sulmuesi në Dallas nuk është inspiruar nga grupet militante jashtë shtetit, në profilin e tij në Facebook, ai ka pëlqyer disa grupe militante amerikane, përfshirë “Panterat e Zeza”, “Kombin e Islamit” dhe një poet nacionalist afrikano amerikan i cili pas vrasjeve që policët kanë kryer gjatë kësaj jave ka bërë thirrje për dhunë hakmarrëse ndaj policisë.

Ndërkaq, protestat në Amerikë kanë vazhduar edhe mbrëmjen e së premtës në Los Angeles, Atlanta, Boston dhe qytete të tjera kundër vrasjeve të afrikano amerikanëve nga policia amerikane.

XS
SM
MD
LG