Ndërlidhjet

Kryeministri australian Turnbull, afër sigurimit të shumicës


Kryeministri australian, Malcolm Turnbull

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull raportohet se i është afruar mundësisë për të siguruar shumicën duke e fituar edhe ulësen e 74-të në parlament gjatë numërimit maratonik të votave që po zgjat që shtatë ditë.

Televizioni publik australian gjithashtu ka parashikuar se koalicioni qeverisës i Turnbullit do të fitojë edhe së paku dy ulëse nga pesë ulëset e mbetura të parlamentit që përfaqësojnë zona ku numërimi i votave po vazhdon.

Kryeministri ka nevojë për 76 vota të parlamentit për të formuar qeverinë e shumicës.

Nëse ai e siguron këtë shumicë, qeveria nuk do të ketë më nevojë për votat e të pavarurve për të miratuar ligje të reja. Mirëpo, analistët në Australi thonë se Turnbull mbetët i pafuqishëm si pasojë e krahut konservativ të partisë së vet.

Australia ka pasur pesë kryeministra në nëntë vjetët e fundit pasi përleshjet brenda partiake kanë bërë që disa liderë të largohen nga pushteti. Edhe Turnbull ka ardhur në pushtet pasi krahu liberal i partisë e largojë ish kryeministrin Tony Abbot nga pushteti.

XS
SM
MD
LG