Ndërlidhjet

Merkel bisedon me Erdogan për tensionet mes dy shteteve


Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan - Arkiv
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan - Arkiv

Kancelarja gjermane thotë të ketë zhvilluar një bisedë konstruktive me liderin turk, Rexhep Taip Erdogan, në Varshavë ku po mbahet takimi i liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, ndonëse çështjet ende mbesin të pazgjidhura tërësisht.

Ky është takimi i parë në mes të dy liderëve prejse parlamenti gjerman e ka votuar muajin e kaluar një rezolutë që vrasjet masive të vitit 1915 të armenëve nga Perandoria Osmane i njeh si gjenocid.

Ky votim kishte nxitur reagime të ashpra të Turqisë e cila i hedh poshtë akuzat.

Prej këtij votimi, Ankaraja ka refuzuar qasjen e parlamentarëve gjerman në bazën ajrore Incirlik të Turqisë, ku 250 ushtarë gjermanë po marrin pjesë në operacionet e NATO-s kundër grupit militant Shteti Islamik, pjesa e Irakut.

“Ne kemi diskutuar çështjet e jashtëzaonshme. Atmosfera ishte konstruktive...me qëllim që të zgjidhim konfliktet ekzistuese”, iu ka thënë Merkel gazetarëve në Varshavë.

XS
SM
MD
LG