Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Arrestohen katër pjesëtarë të ISIS-it


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Maqedoni ka arrestuar katër shtetas të Maqedonisë, të dyshuar se kanë “luftuar në anën e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS) dhe janë në kërkim e sipër të tre të dyshuarve të tjerë”, ka deklaruar një zyrtare e policisë Dejana Nedelkoviq.

Ajo tha se arrestimet kanë ndodhur në Shkup dhe në Tetovë dhe gjatë operacionit janë konfiskuar pasaporta, telefona celularë dhe llogaritarë.

"Policia ka arrestuar katër pjesëtarë të “Shtetit Islamik”, që kanë luftuar në Siri dhe Irak”, tha Nedelkoviq duke shtuar se policia po gjurmon edhe tre të tjerë ndërkohë që supozohet se dy persona ndodhen në front.

Sipas shënimeve të policisë së Maqedonisë, rreth 130 shtetas të Maqedonisë u janë bashkuar militantëve në Siri dhe Irak.

Me ligjin maqedonas, janë paraparë dënime me burg deri në 5 vjet për të gjithë shtetasit që luftojnë në luftërat e huaja ose që nxisin bashkëqytetarët e tyre.(REL)

XS
SM
MD
LG