Ndërlidhjet

Irak: Forcat qeveritare rimarrin një bazë të rëndësishme prej IS


Ilustrim
Ilustrim

Forcat irakiane kanë rimarrë një bazë ajrore kyqe nga grupi militant Shteti Islamik, një fitore kjo që qeveria e konsideron si hap i madh drejt rimarrjes së kontrollit mbi qytetin verior të Mosulit.

Në një komunikatë të publikuar mbrëmë në faqen e internetit të kryeministrit Haidar al Abadi, këtë bazë ajrore në qytezën veriore të Qayara e ka përshkruar si "bazë të rëndësishme për të çliruar Mosulin".

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Mosulit që "të bëhen gati për çlirimin e zonave të tyre".

Mosuli që është qyteti i dytë më i madh i Irakut mbahet nën kontroll nga grupi militant prej verës së vitit 2014, kur IS filloj të okupojë shumë territore në veri dhe perëndim të këtij vendi.

Në mars, forcat irakiane kanë nisur një operacion që ka për qëllim largimin e militantëve prej zonave jugore dhe juglindore të Mosulit, duke ia këputur gradualisht linjat e furnizimit të këtij qyteti.

Bagdadi ende nuk e ka dhënë lajmin se kur do të fillojë operacioni për rimarrjen e Mosulit.

XS
SM
MD
LG