Ndërlidhjet

Kryediplomati egjiptian e viziton Izraelin pas 9 vjetësh


Ministri i jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry - Arkiv

Ministri i jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry - Arkiv

Ministri i jashtëm i Egjiptit është duke e kryer një vizitë të rrallë në Izrael me qëllim të ringjalljes së procesit të paqes në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Vizita e Sameh Shoukris në Izrael më 10 korrik është e para e një kryediplomati egjiptian pas nëntë vjetësh. Ai pritet të takohet edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Udhëtimi ka ndodhur pas përpjekjeve franceze për të kthyer në tavolinën e bisedimeve Izraelin dhe palestinezët.

Shoukry ka mbajtur takime edhe zyrtarë të palestinezëve në Ramallah më 29 qershor.

Egjipti thotë se procesi i paqes duhet të përfshijë krijimin e shtetit të pavarur të palestinezëve duke respektuar kufinjët e vitit 1967 dhe duke e pasur Jerusalemin lindor kryeqytet.

Megjithatë, përpjekjet e mëparshme për të bërë bashkë Izraelin dhe palestinezët nuk ka pasur sukses gjatë viteve të fundit.

Zyrtarët e Izraelit kanë thënë se vetëm bisedime të drejtpërdrejta me palestinezët mund t’i japin fund konfliktit të gjatë.

Por autoritetet palestineze thonë se ndërtimi i vendbanimeve izraelite në territore të okupuara pengojnë përpjekjet për bisedime për paqe.

XS
SM
MD
LG