Ndërlidhjet

logo-print

Don Kishoti në anglisht, dhurata e mbretit spanjoll për Obamën


Mbreti i Spanjës dhe mbreteresha Letizia - Arkiv

Mbreti i Spanjës dhe mbreteresha Letizia - Arkiv

Pallati mbretëror spanjoll ka thënë se mbreti Filipe VI do ia jap një dhuratë speciale presidentit amerikan, Barack Obama.

Fjala është për versionin anglisht të Don Kishotit, novelës së njohur spanjolle me autor Miguel de Cervantes Saavedra.

Kopertina prej lëkure e librit thuhet ta ketë edhe një vulë zyrtare amerikane dhe atë të familje mbretërore të Spanjës.

Në të siç raporton Associated Press është i shkruar edhe një dedikim në anglisht dhe i nënshkruar nga mbreti dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha Letizia.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka treguar se cila do të jetë dhurata e presidentit amerikan, Obama për mbretin.

Barack Obama po qëndron në Spanjë për një vizitë shkurtër pasi mori pjesë në samitin dy ditor të NATO-s në Varshavë.

Lideri amerikan ka vendosur ta shkurtojë vizitën në Spanjë pasi dëshiron që nesër ta vizitojë Dallasin ku tre ditë më parë u vranë pesë policë amerikan.

XS
SM
MD
LG