Ndërlidhjet

IHS: IS ka humbur territor prandaj ka shtuar sulmet terroriste


Forcat irakiane pasi e kanë rimarrë kontrollin mbi Falluxha - Irak

Forcat irakiane pasi e kanë rimarrë kontrollin mbi Falluxha - Irak

Grupi militant, Shteti Islamik e ka humbur një territor të madhësisë sa Irlanda, apo çerekun e territorit që e kishte okupuar gjatë 18 muajve të fundit në Irak dhe Siri, raporton Reuters të dhënat e kampanisë hulumtuese të konflikteve, IHS.

Territori i kontrolluar nga grupi ekstremist është zvogëluar nga 90 800 kilometra katror sa ishte në janarin e vitit 2015 në 68 300 kilometra katror tani, thuhet në raportin e IHS të publikuar të dielën.

Humbja e territorit e ka nxitur IS-in që të shtojë sulmet në civilë në Lindje të Mesme dhe Europë, dhe sipas vlerësimit të IHS këto sulme vetëm sa do të shtohen.

“Derisa kalifati i Shtetit Islamik tkurret dhe derisa çdo herë e më shumë bëhet e qartë që projekti i saj qeverisës është duke dështuar, ky grup është duke e rimenduar kryengritjen e tij”, ka thënë Columb Strack, analisti kryesor i grupit monitorues të konflikteve të IHS-së.

“Si rezultat i kësaj, fatkeqësisht duhet të presim rritje të numrit të vitimave në sulme në tërë Sirinë, Irak dhe më tej duke e përfshirë edhe Europën”, ka thënë më tej Strack.

Ushtria irakiane e ka rimarrë kontrollin mbi Falluxha, ndërsa ka njoftuar se e ka rimarrë edhe një bazë ajrore të rëndësishme afër Mosulit, ndërsa grupi militant tashmë ka kryer një prej sulmeve më të rënda në kryeqytetin Bagdad duke pasur cak zonat e shiitëve.

Ndërkaq në Siri, grupi militant ka humbur territor në luftime kundër forcave ruse dhe separatistëve të përkrahur nga Irani që po luftojnë në të mirë të regjimit të presidentit Bashar al Assad. IS-i ka humbur territor edhe në luftimet kundër forcave që e kanë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

XS
SM
MD
LG