Ndërlidhjet

Nuland në Tiranë, diskuton për reformën në drejtësi


Victoria Nuland
Victoria Nuland

Pasi ka përfunduar vizitën në Prishtinë, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka mbërritur në Tiranë ku në agjendë janë takimet me shefin e Qeverisë, Edi Rama dhe atë të opozitës, Lulzim Basha.

Reforma në drejtësi, e cila nuk po gjen konsensus në politikën shqiptare për ta miratuar në Parlament, raportohet të jetë tema kryesore që do të dominojë takimet e zyrtares së lartë amerikane në kryeqytetin shqiptar.

Ambasada amerikane më parë e ka kritikuar opozitën në Tiranë, e cila vazhdon të refuzojë mbështetjen e reformës më të madhe në drejtësinë shqiptare, që ka rëndësi të madhe edhe për integrimin evropian të Shqipërisë.

Victoria Nuland e ka nisur turneun ballkanik me Kosovën, ndërsa pas Shqipërisë, do të vazhdoj udhëtimin drejt Shkupit dhe më pas drejt Beogradit.

Lexoni edhe këtë: Nuland: Të ndërmerren hapat e nevojshëm deri në vjeshtë

XS
SM
MD
LG