Ndërlidhjet

logo-print

Familja e gazetares amerikane e padit qeverinë siriane


Marie Colvin

Marie Colvin

Familja e gazetares së njohur amerikane, Marie Colvin e cila ka vdekur në Siri në vitin 2012, e ka padtur regjimin e presidentit siria, Bashar al Assad, duke e akuzuar për vrasjen e saj.

Të afërmit e saj thonë se kanë dëshmi që regjimi sirian me qëllim e ka vrarë Colvin duke lansuar raketa kundër një qendre të improvizuar të mediave ku Colvin dhe reporterë të tjerë kanë qenë të vendosur.

Qëllimi i vrasjes sipas familjes ka qenë heshtja e raportimeve të saj rreth viktimave civile në qytetin e rrethuar, Homs.

Padia, e deponuar në gjykatën e qarkut të Uashingtonit, mbështetet në informacionet nga të dhënat qeveritare siriane dhe zyrtarët që kanë dezertuar nga Siria. Dokumenti përmend disa zyrtarë sirianë, përfshirë edhe vëllain e Assadit, Maher.

Padia hedh dyshime se ushtria siriane kishte përgjuar komunikimin e Colvin me qendrën mediale.

Pasi një informator e kishte konfirmuar praninë e Colvin në vendin ku qëndronte, njësitet artilerike siriane “me qëllim kanë nisur të gjuajnë raketa dhe mortaja me cak qendrën e improvizuar mediale”.

Colvin, korrespondente e njohur e “Sunday Times” të Londres, ka mbuluar shumë konflikte të përgjakshme duke hedhur dritë mbi vuajtjet e civilëve.

XS
SM
MD
LG