Ndërlidhjet

Djali i Bin Ladenit u kërcënohet Shteteve të Bashkuara


Pamje e kompleksit të shkatërruar të Osama bin Ladenit në Abotabad të Pakistanit

Pamje e kompleksit të shkatërruar të Osama bin Ladenit në Abotabad të Pakistanit

Hamza bin Laden, djali i themeluesit të al-Kaidës, Osama bin Laden, është kërcënuar me hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara, për vrasjen e babait të tij.

Në një audiomesazh të ri të publikuar nga As-Sahab, që është krahu ushtarak i al-Kaidës, Hamza bin Laden thotë se amerikanët janë përgjegjës për vendimin e liderëve të tyre.

Mëtutje, ai ka theksuar se grupi militant do ta vazhdoj luftën e shenjtë (xhihadin), kundër Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të “shtypjes” amerikane të myslimanëve.

“Nëse mendoni se krimet mëkatare që i keni kryer në Abotabad kanë kaluar pa ndëshkim, atëherë ju keni menduar gabimisht”, tha Hamza bin Laden.

Osama bin Laden është vrarë në maj të vitit 2011, nga operacioni i Shteteve të Bashkuara në kompleksin e tij në Abotabad në Pakistan.

Vendndodhja e djalit të tij është e panjohur.

Analistët kanë spekuluar se ai ndoshta përgatitiet për ta udhëhequr al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG