Ndërlidhjet

Në protestat në Kashmir – 19 të vrarë


Pamje nga një protestë e mëparshme dhe intervenimi i një polici në Kashmir
Pamje nga një protestë e mëparshme dhe intervenimi i një polici në Kashmir

Së paku tre protestues dhe një polic janë vrarë dje në Kashmirin e kontrolluar nga India, duke e ngritur në 19 vetë numrin e të vrarëve nga dhuna, për shkak të vrasjes së një lideri separatist.

Protestuesit në Kashmir janë përleshur me forcat e sigurisë së Indisë, meqë nuk e kanë respektuar urdhërin për orë policore në këtë rajon të trazuar në Himalaje.

Kjo orë policore ishte urdhëruar në përpjekje për ndaljen e protestave, pasi forcat e sigurisë së Indisë thanë se e kishin vrarë personin Burhan Muzaffar Wani, komandant i grupit kryengritës, Hizbul Mujahedin, së bashku me dy militantë të tjerë në 8 korrik.

Autoritetet lokale u thanë gazetarëve se 100 pjesëtarë të forcave të sigurisë ishin plagosur dhe se tre konsiderohen të zhdukur.

Policia e Indisë e ka përshkruar vrasjen e militantit Wani si “sukses madhor kundër militantëve në Kashmir”, rajon me popullatë shumicë myslimane, që janë mbështetës të kryengritësve.

XS
SM
MD
LG