Ndërlidhjet

Somali: Al-Shabaabi i vrau 10 ushtarë


Pamje e vendit pas një sulmi të mëparshëm të grupit al-Shabaab në Somali

Pamje e vendit pas një sulmi të mëparshëm të grupit al-Shabaab në Somali

Militantët e al-Shabaabit sot e kanë sulmuar një bazë ushtarake në Somali, duke i vrarë 10 ushtarë, kanë njoftuar militantët dhe një oficer i ushtrisë.

Ata thanë se militantët kanë depërtuar në këtë bazë ushtarake dhe e kanë goditur nga brenda me një makinë të mbushur me eksploziv.

“Këmbimi i rëndë i zjarrit po vazhdon për disa orë”, i tha agjencisë Reuters, majori Ahmed Farah. Ai ka theksuar se janë vrarë së paku 12 miliatantë të al-Shabaabit.

Ky grup, që është i ndërlidhur me al-Kaidën, synon përmbysjen e qeverisë së Somalisë, e cila mbështetet nga perëndimi, dhe imponimin e interpretimit të vet të islamit.

Autoritetet e Somalisë thanë dje se forcat qeveritare e kanë shkatërruar një bazë të al-Shaababit, që përdorej si depo për furnizime ushtarake, që ndodhej në një rajon në jug të kryeqytetit, Mogadishu.

Grupi al-Shabaab, ndërmerr sulme periodike kundër caqeve civile dhe ushtarake në Somali dhe vendet fqinje.

Në muajin janar grupi e mori përgjegjësinë për një sulm në një bazë në Kenia, për të cilën autoritetet thanë se ishin vrarë së paku 180 ushtarë.

Pas kësaj, poashtu në janar, grupi e ka sulmuar një restorant në Mogadishu, duke i vrarë 20 vetë.

XS
SM
MD
LG