Ndërlidhjet

logo-print

K. Veriore: Mbyllet komunikimi me SHBA-të përmes OKB-së


Lideri verikorean Kim Jong-Un

Lideri verikorean Kim Jong-Un

Koreja Veriore thotë se do ta mbyll njërin prej kanaleve të fundit të komunikimit me Shtetet e Bashkuara, në shenjë të hakmarrjes për shkak të sanksioneve kundër liderit, Kim Jong-Un, për abuzime të të drejtave të njeriut.

Agjencia shtetërore, KCNA, ka raportuar sot se Koreja Veriore u ka thënë Shteteve të Bashkuara, se do ta mbyll kontaktin përmes Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, që diplomatëve u kishte mundësuar komunikim.

Javën e kaluar Uashingtoni ka imponuar sanksione kundër liderit Kim dhe 10 zyrtarëve të tjerë të lartë qeveritarë verikoreanë, për dyshime për shkelje të të drejtave të njeriut.

Pheniani thotë se të gjitha çështjet bilaterale, tash e tutje, do të ndërmerren në bazë të legjislacionit të paspecifikuar të vet, nga koha e luftës, përfshirë amerikanët e arrestuar në Korenë Veriore.

“Ne i kemi njoftuar Shtetet e Bashkuara se do të mbahen tërësisht përgjegjëse për zhvillimet fatkeqe që mund të ndodhin në të ardhmen”, ka raportuar KCNA.

Kjo agjenci nuk ka elaboruar më tepër, por mediat e Koresë Jugore kanë sugjeruar se Pheniani mund ta shfrytëzoj ligjin e periudhës së luftës, për t’i dënuar më ashpër amerikanët e arrestuar në Korenë Veriore.

Këto veprime të Phenianit mund t’i komplikojnë përpjekjet e Uashingtonit për të siguruar lirimin e së paku dy shtetasve amerikanë, që mbahen në Korenë Veriore, të akuzuar për spiunim dhe aktivitete antishtetërore.

XS
SM
MD
LG