Ndërlidhjet

Kuvendi shpallë 5 shtatorin, “Dita e Bamirësisë - Nëna Terezë”


Foto nga arkivi - Nëna Terezë
Foto nga arkivi - Nëna Terezë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin që 5 shtatori të shpallet, “Dita e Bamirësisë - Nëna Terezë”. Si rrallë ndonjëherë, ky propozim ka marrë mbështetjen, si të partive në pushtet, përkatësisht Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, ashtu edhe subjektit opozitar, Lëvizja vetëvendosje.

Deputetët kanë vlerësuar lartë figurën e Nënës Terezë si dhe kanë dënuar përpjekjet e qarqeve të caktuara për përhapjen e propagandës denigruese ndaj humanistes së madhe botërore, me origjinë shqiptare.

XS
SM
MD
LG