Ndërlidhjet

Cameron jep dorëheqje të mërkurën


Kryeministri britanik, David Cameron.
Kryeministri britanik, David Cameron.

Theresa May pritet të bëhet kryeministre e Britanisë së Madhe të mërkurën mbrëmje, pasi David Cameron ka njoftuar se do të tërhiqet nga posti.

Cameron tha të hënën se do t’i ofrojë dorëheqjen Mbretëreshës të mërkurën pasdite, në Pallatin Bukinghem.

Rivalja e vetme e zonjës May, Andrea Leadsom, është tërhequr të hënën nga gara.

Cameron, kryeministër qysh në vitin 2010, ka vendosur të tërhiqet pasi Britania, në referendumin e 23 qershorit, ka vendosur të braktisë Bashkimin Evropian.

Cameron e ka vlerësuar si “të fuqishme” dhe “kompetente” zonjën May dhe ka thënë se ajo ka kapacitete për të udhëhequr Britaninë në vitet e ardhshme.

May deri më tash ka shërbyer si sekretare për punë të brendshme.

Ajo do të jetë gruaja e parë që merr udhëheqjen e Qeverisë britanike, pas Margaret Thatcher.

XS
SM
MD
LG