Ndërlidhjet

logo-print

Një grup izraelit padit Facebook-un për sulmet palestineze


Ilustrim

Ilustrim

Një grup izraelit i të drejtave të njeriut ka paditur Facebook-un në emër të familjeve të viktimave të sulmeve palestineze.

Grupi Shurat Hadin tha se Facebook ka shkelur Aktin kundër Terrorizmit të SHBA-së, duke lejuar grupet militante si Hamasi të përhapin dhunën në këtë platformë sociale.

Hamasi e ka cilësuar padinë si përpjekje të Izraelit për të shantazhuar Facebook-un.

Viktimat e përmendura në padi janë të gjitha amerikane dhe përfshijnë Taylor Force, 28 vjeç, i cili është therur për vdekje gjatë vizitës në Izrael në muajin mars.

Viktimat e tjera të përmendura janë me shtetësi të dyfishtë, edhe amerikane, edhe izraelite, që kanë pësuar nga sulmet në Tel Aviv, në Jerusalem dhe në Bregun e pushtuar Pernëdimor, në periudhën 2014-2016.

Padia, e ngritur në Gjykatën e Qarkut në Nju Jork, thotë se Facebook, “me vetëdije, ka dhënë mbështetje materiale dhe burime për Hamasin, duke i lehtësuar grupit terrorist të komunikojë, të rekrutojë anëtarë dhe të planifikojë dhe kryejë sulme”.

Facebook ka thënë se nuk komenton çështje që janë subjekt i procedurave ligjore.

XS
SM
MD
LG