Ndërlidhjet

logo-print

Carter në vizitë të paparalajmëruar në Afganistan


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka arritur në vizitë të paparalajmëruar në Kabul.

Carter do të takojë presidentin afgan, Ashraf Ghani, dhe shefin ekzekutiv, Abdullah Abdullah, si dhe komandantin e forcave amerikane në Afganistan, gjeneralin John W. Nicholson.

Vizita vjen pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka njoftuar se SHBA do të mbajë 8,400 trupa në Afganistan në vitin 2017, në vend të 5,500 sa është planifikuar më herët.

SHBA, pos trupave që marrin pjesë misione trajnuese, ka edhe forca speciale në Afganistan për misione antiterroriste.

XS
SM
MD
LG