Ndërlidhjet

logo-print

Nuland: Serbia nuk duhet të zgjedhë midis Rusisë e SHBA-së


Victoria Nuland në Beograd.

Victoria Nuland në Beograd.

Serbia nuk duhet të zgjedhë midis Rusisë dhe Amerikës, ka deklaruar në Beograd ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.

“E kuptojmë se Serbia ka një bashkëpunim afatgjatë me Rusinë dhe se lidhjet e saj me të janë të forta, familjare, kulturore dhe fetare… nuk shohim ndonjë kontradiktë në faktin se Serbia ka marrëdhënie të mira me Serbisë dhe SHBA-në. Nuk mendojmë se duhet t’iu kërkojmë partnerëve dhe aleatëve të zgjedhin anë”, ka thënë Nuland të hënën në Beograd.

Ajo ka shtuar se edhe SHBA ka biseda të mira dhe të drejtpërdrejta me Rusinë.

Nuland ka thënë se SHBA do të mbështesë Serbinë në rrugën e saj evropiane dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut politik midis Beogradit dhe Prishtinës.

E pyetur nëse SHBA, në fund të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, do të kërkojë nga Serbia të njohë Kosovën, Nuland ka thënë:

“Procesi i dialogut po zhvillohet në drejtim të duhur. Ne jemi avokatë shumë të fuqishëm të dialogut. E shohim se si ai proces po rritet dhe përmirësohet. Procesi do të zgjasë dhe ne jemi shprehur të gatshëm që ta përshpejtojmë dhe ta ndihmojmë atë”.

Nuland, përpara Beogradit, ka vizituar edhe Prishtinën e Shkupin.

XS
SM
MD
LG