Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë sulmet në Bagdad, disa të vrarë


Bagdad, 12 korrik 2016.

Bagdad, 12 korrik 2016.

Së paku nëntë veta kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në një zonë shiite të Bagdadit.

Shpërthimi ka ndodhur në një treg të frutave dhe perimeve në qarkun Al-Rashidija.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por dyshimet bien mbi organizatën terroriste Shteti Islamik.

Kjo e fundit, javën e kaluar, ka kryer dy sulme masive në Bagdad. Më vdekjeprurësi ka qenë në lagjen Karada, i cili ka lënë të vrarë së paku 292 veta.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka qëndruar në Bagdad të hënën dhe ka thënë se Uashingtoni do të dërgojë mbi 500 trupa shtesë në Irak.

XS
SM
MD
LG