Ndërlidhjet

logo-print

Demarkacioni në qeveri nga fundi i javës

  • RFE /RL

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë mbledhjen e paraparë për të mërkurën, në të cilën do të diskutohej edhe për marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Mbledhja e paraparë e qeverisë në të cilën do të diskutohej për cështjen e demarkacionit, thuhet se do të zhvillohet “brenda javës”, por nuk është saktësuar një afat tjetër.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, që ka shkaktuar një valë reagimesh të fuqishme të opozitës në Kosovë, debatohet në Qeveri pak ditë pas vizitës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, që ka kërkuar përfundimin e procesve të rëndësishme për vendin “para vjeshtës së këtij viti”.

Qeveria do të duhej ta kalonte marrëveshjen në Kuvend, për ratifikim të saj, megjithë kundërshtimet e opozitës së Kosovës.

Opozita në Kosovë, bllokoi punimet e Kuvendit që prej tetorit të vitit të kaluar në kundërshtim të marrëveshjes së demarkacionit, të cilën e cilëson “të papranueshme dhe në dëm të vendit”.

Demarkacioni I kufirit me Malin e Zi u bë edhe kusht themelor për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit, kur Komisioni Evropian e hapi ‘dritën e gjelbër” për Kosovën. (REL)

XS
SM
MD
LG