Ndërlidhjet

Frontex: 360 mijë hyrje ilegale në Evropë këtë vit


Fabrice Leggeri
Fabrice Leggeri

Fluksi i migrantëve ilegalë që po hyjnë në Evropë, ka shënuar rënie prej muajit prill, pasi Bashkimi Evropian pat arritur marrëveshje me Turqinë për ndaljen e fluksit të njerëzve nëpër Detin Egje, ka njoftuar sot agjencia kufitare evropiane, Frontex.

Megjithatë, numri i migrantëve ilegalë që kanë hyrë këtë vit është më i madh se në periudhën e njetë të vitit të kaluar.

“Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë shënuar 360 mijë hyrje ilegale në BE, që është numër më i lartë se ai i vitit të kaluar, por fluksi është zvogëluar prej prillit”, tha Fabrice Leggeri, drejtor ekzekutiv i agjencisë Frontex.

Mëtutje, ai ka thënë se tash Italia është pikë e hyrjes së parë e atyre që kalojnë në Evropë dhe shumica e migrantëve nisen nga Libia, raporton Reuters.

Më parë, pikë e parë e hyrjeve ishte Greqia.

XS
SM
MD
LG