Ndërlidhjet

Beograd: Përkujtim i masakrës së Srebrenicës


Beograd: Përkujtim i masakrës së Srebrenicës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:12 0:00

Në organizim të Iniciativës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), në Beograd është organizuar një përkujtim për shënimin e 21 vjetorit të masakrës së Srebrenicës në Bosnjë. Më 11 korrik, pjesëmarrësit kanë ndezur qirinjë për nder të më se 8 mijë burrave e djemve myslimanë, që janë vrarë nga forcat serbe, në masakrën më mizore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Aktivistët kanë mbajtur mbishkrime ku theksohej se “Kurrë nuk do ta harrojmë gjenocidin në Srebrenicë”. Qeveria e Serbisë dhe një pjesë e madhe e serbëve nuk konsiderojnë se masakra në Srebrenicë ishte gjenocid, megjithqë Tribunali ndërkombëtar për krime të luftës për ish-Jugosllavinë ka vlerësuar se ishte gjenocid. Më herët gjatë ditës, mijëra myslimanë në Bosnjë i kanë nderuar viktimat që janë identifikuar rishtas, gjatë varrimit të tyre në një qendër memoriale afër Srebrenicës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG