Ndërlidhjet

Raporti: Rusia ndoshta ka gënjyer për helikopterin e rrëzuar nga IS-i


Pamje e një helikopteri ushtarak të Rusisë
Pamje e një helikopteri ushtarak të Rusisë

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ndoshta ka gënjyer lidhur me pronësinë e helikopterit, që ishte rrëzuar nga militantët e Shtetit Islamik në Siri, ka raportuar sot një gazetë amerikane.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë pat thënë se dy pilotë ushtarakë rusë, Ryafagat Khabibulin dhe Yevgeny Dolgin, ishin vrarë më 8 korrik, kur helikopteri sirian, i tipit Mi-25, ishte rrëzuar nga IS-i afër qytetit Palmira.

Në kumtesën e Ministrisë së mbrojtjes ishte cituar agjencia TASS duke thënë se ekuipazhi rus i helikopterit, Mi-25, që ishte në fluturim provues, kishte “marrë kërkesë nga forcat e Sirisë për të kryer sulme ajrore kundër një përbërjeje të gjërë të luftëtarëve të IS-it” afër Palmirës.

Po ashtu, ishte thënë se ekuipazhi ishte vrarë “pasi kishte mbetur pa municion” dhe pasi ishin qëlluar nga zjarri i IS-it.

Një video, po ashtu, ishte paraqitur në një faqe në Internet të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Por, e përditshmja Washington Post, duke cituar raporte të mediave dhe ekspertëve, ka shkruar dje në faqen e saj në Internet, se helikopteri aktualisht i takonte ushtrisë së Rusisë.

XS
SM
MD
LG