Ndërlidhjet

logo-print

Portugalia, Spanja mund të dënohen nga BE-ja


Ilustrim

Ilustrim

Portugalia dhe Spanja përballen me mundësinë që të bëhen shtetet e para anëtare të BE-së që të dënohen nga Brukseli pasi akuzohen se nuk po bëjnë mjaftueshëm që të mbajnë nivelin e deficitit nën nivelin e caktuar.

Vendeve anëtare të BE-së iu kërkohet që të hartojnë politika fiskale që mundësojnë mbajtjen e deficitit buxhetor nën 3 % të bruto prodhimit vendor. BE, megjithatë mund të ndëshkojë vetëm vendet anëtare që valutë zyrtare të tyre e kanë euron.

Pjesë të eurozonës janë edhe Portugalia dhe Spanja.

Deficiti në Spanjë në vitin 2015 ishte 5.1 % e BPV, që është mbi cakun prej 4.2 %.

Edhe Portugalia nuk ka arritur ta mbaj deficitin në shifrën e paraparë prej 2.5 %, pasi të dhënat për vitin e kaluar thonë se deficiti buxhetor ishte 4.4 % e BPV.

Siç raporton Reuters, të dyja shtetet janë zotuar se do të ndëmarrin masa emergjente gjatë 10 ditëve të ardhshme që ta evitojnë ndëshkimin nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG